Subscribe

Në një kohë kur politika vlon nga akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhje me narkotrafikun, kryeministri Edi Rama ka dalë për herë të parë publikisht për t’i dhënë mbështetje Policisë së Shtetit. Por, paralajmëroi një furtunë ndaj të gjithë drejtuesve të Policisë, të cilët do të rezultojnë të lidhur me krimin.

 

Për të nënvizuar luftën frontale me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, shefi i qeverisë ofroi shifra zyrtare për të bërë dallimin me aksionet e bëra deri në vitin 2013.

 

Por kryeministri u ktheu përgjigje të gjitha akuzave të ditëve të fundit të opozitës.

 

Policia do të pastrohet nga të gjithë elementët e inkriminuar tha Rama. Në ndihmë do të vijnë ekspertët më të mirë nga FBI-ja amerikane dhe nga policia gjermane.

 

Për të shprehur forcën goditëse të policisë, Rama tha se në 4 vitet e fundit, është dhënë dëshmia e qartë se në Shqipëri nuk ekziston një bos apo kapo organizate kriminale që nuk kapen. Por, theksoi se ende nuk ekziston një drejtësi që i lë ata mbrapa hekurave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *