Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se po skenohen protesta kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit.

 

Nga Kamza, ku PS çeli fushatën e re të anëtarësimeve, Rama u shpreh se qeveria po shikon mundësinë edhe për mbylljen e lojërave të fatit online. Ai tha se qeveria do të mbyll një industri të financuar nga krimi dhe që sjell dëshpërim tek njerëzit.

 

Rama akuzoi gjithashtu opozitën se po hedh baltë mbi vendimin e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit me argumentin se po përfiton vëllai I tij.

 

Më tej, shefi i qeverisë u ndal edhe tek platforma e bashkëqeverisjes. Rama tha se mbi 16 mijë shqiptarë e kanë mirëpritur platformën e bashkëqeverisjes dhe se kjo platformë do të shërbejë për të ulur edhe nivelin e korrupsionit në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *