Kryeministri Edi Rama ka uruar homologun e tij kosovar, Avdullah Hoti për arritjen e marrëveshjes së arritur me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë e ka konsideruar njohjen e Kosovës nga Izraeli një frut fantastik të kësaj marrëveshjeje, duke shtuar se është një shembull për të gjithë njerëzit që lufta për paqen me Serbinë nuk bëhet me “shpata virtuale kundër Beogradit”.

“ASNJË TRADHËTI BURRA! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër! Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona. Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike. Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *