Subscribe

Në tryezën e organizuar nga “The Economist” u shënua edhe një përplasje diplomatike mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme greke, Dora Bakojanis.

 

Shkak për debatin mes tyre u bë një deklaratë e Bakojanis për marrëveshjen e 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bakojanis tha se kjo marrëveshje u hodh poshtë pasi ndërhyri presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Dora Bakojanis ishte ajo që nënshkroi paktin në vitin 2009 me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

 

“Nuk më erdhi mirë për marrëveshjen e nënshkuar në 2009. Duhet të përpiqemi më fort, të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë. Ndërhyrja e vendeve të treta në këto lloj çcështjes nuk ndihmon.Ne e dimë që Turqia ka qenë kundër kësaj marrëveshjeje.”

 

Akuzat e ish-ministres greke u hodhën poshtë nga kryeministri Edi Rama. Ai mohoi që Erdogan të ketë ndërhyrë dhe shpjegoi se kjo ishte e pamundur sepse asokohe Rama ishte në opozitë.

 

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendim për këtë marrëveshje në 2009. Asokohe unë kurrë nuk e kisha takuar, nuk kisha folur me presidentin Erdogan. Nuk kishim asnjë raport sepse ne ishim partia kryesore e opozitës. Ne vendosëm të çojmë marrëveshjen në gjykatë për një arsye shumë të fortë, për një debat që u nis nga shoqëria civile dhe nuk doja që ky debat të bëhej politik. Unë thash e çojmë në gjykatë, ajo ka të gjitha instrumentet për të kontrolluar. Kam dëgjuar se kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është absolutisht e pavërtetë. Asnjëherë, në asnjë takim me presidentin Erdogan nuk kam dëgjuar nga ai se kjo marrëveshje apo kjo çështje, ka ndonjë interes për Turqinë. Na duhet të qartësojmë, t’i largojmë këto ide sepse këto pengojnë dialogun me njëri-tjetrin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *