Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përgjimet e reja të publikuara në Bild, duke i quajtur shantazh.

 

Në reagimin e tij shefi i qeverisë shkruan se këto janë përgjime të pahetuara të shërbëtorit të Saliut, që sipas tij tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi.

 

“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24?”.

 

Kreu i qeverise i beri thirrje organit te akuzes ti shkoje deri ne fund kesaj çeshtje ndonese perseriti se sipas tij, kjo ndermarrje kriminale qe po helmon dynjane do te maqrre pergjigje ne daten 30 qershor.

 

Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *