Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se vendi ynë po përgatitet për një valë të dytë të virusit. Ai tha se deri tani kemi një bilanc pozitiv, por theksoi se asnjëherë nuk i dihet prandaj duhet të merren masa.

“Virusi ende nuk ka ikur është ende këtu. Duhet të jemi gati për një valë të dytë. Ky spital u bë gati për të qenë pjesë e frontit të përballjes nëse do na duhet të përballemi me fluks që kalojnë kapacitetet e spitaleve që janë përgatitur për të përballuar luftën e COVID-19.”

I pyetur për hapjen e kufijve ajrorë, kreu i qeverisë nënvizoi se kjo nuk varet vetëm nga Shqipëria. Sipas tij, nga vendi ynë nuk ka asnjë pengesë si për kufijtë tokësorë, ashtu edhe për ajrorët.

“Përsa u përket kufijve ajrorë ju duhet ta dini që kjo nuk lidhet thjeshtr me ne, por edhe me palët e tjera. Ne kemi hapur kufijtë tokësorë, por jo të gjitha vendet i kanë hapur kufijtë tokësorë, apo edhe ata që do t’i hapin, do ta bëjnë njësoj si ne. Se është kollaj të vësh kujën në rrjetet sociale o Ramazon hap kufijtë se i ka hap gjithë bota. Me kufijtë ajrorë është e ndryshme. Ne mund t’i hapim, por puna është a i hapin të tjerët. Të gjitha bëhen mbi baza marrëveshjesh. Sot debati është brenda BE me Italinë dhe me Spanjën. Nëse vendoset që Gjermania apo Franca të mos happen me Italinë, po qe se ti hapesh me Italinë, mbyllesh me Gjermaninë dhe Francën. Kanë lënë një afat më 15 qershor për Shengenin, dhe do të shohim si vijon. Ne i kemi hapur kufijtë, ne nuk do të bëjmë as tampon, as detyrime për vetëkarantinim për ata që hyjnë. Ti mund ta bësh tamponin sot, nuk të del, ti e ke dhe nesër shfaqet.”

Kufijtë tokësorë të Shqipërisë u hapën të hënën, më 1 qershor.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *