Subscribe

Shqipëria dhe Greqia”do të përfundojnë marrëveshjen e tyre me një dokument të ri të strategjisë  është shprehur Kryeministri Edi Rama duke folur në Agjencinë greke të lajmeve AMNA.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Siç e dini, ne përballemi me procedurën e veshtirë, por plotësisht të domosdoshme për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.  Gjëja më e rëndësishme është se këto probleme, jo vetëm duhen zgjidhur, por zgjidhjet duhet ta transformojnë në një nivel të ri bashkëpunimin  dhe partneritetin. Është shumë e natyrshme se si nëpërmjet zgjidhjes, të arrijmë në nivelin e njerëzve normalë, si qytetarë që tashmë e kanë kapërcyer të shkuarën e tyre dhe kanë përqafuar njëri – tjerin”. 

Agjencia e lajmeve vë në dukje se kryeministri Rama tashmë i referohet Maqedonisë me emrin e ri Maqedonia e Veriut.

 

Ky është një moment i mirë për të lëvduar disa rezultate, kryesisht arritjen e madhe mes Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, në sajë të udhëheqjes shumë të guximshme dhe vizionit të Aleksit dhe Zoranit, të cilët morën përsipër rrezikun për diçka që nuk është e lehtë, por treguan se kur ka vullnet ka dhe zgjidhje. S’ka dyshim se të dy udhëheqësit përballen me reagime, por të dyja reagimet tregojnë se ky ishte një vendim shumë i guximshëm nga i cili do të përfitojnë jo vetëm Greqia dhe Maqedonia e Veriut, por edhe Ballkani “.

Agjencia përmend edhe atletet e bardha të kryeministrit duke theksuar se ai “vodhi shfaqen” në Lancaster House në Londër. Por Rama nuk pyetet për to, por për ecurinë e samitit.

 

 

“Ky është një proces i rëndësishëm që filloi pesë vjet më parë dhe vazhdon me ritëm të mirë. Ajo ndihmon për të na mbajtur së bashku dhe të lëvizim së bashku. Sigurisht, kjo ndodh një kohë kur gjërat në Evropë nuk janë aq mirë, kështu që duket si një mallkim ballkanik. Dikur, kur Evropa ishte duke shkuar mirë, ne po përkeqësoheshim, tashmë po  përmirësohemi ne dhe po  përkeqësohet Evropa  “

Intervistën kryeministri e kreu gjatë vizitës së tij në Londër në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *