Në takimin e tij elektoral në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, u ndal sërish tek situata e krijuar dje në Rinas, ku kontrollorët e trafikut ajror pezulluan punën.

Sipas kreut të qeverisë, kontrollorët dëshironin të përfitonin nga situata, pasi e dinin që do nevojiteshin disa javë kohë që të bëhej zëvendësimi i tyre. Po ashtu, ai pretendon se kontrollorët po tentonin të ndalonin procesin e vaksinimit.

“E patë çfarë ndodhi dje, një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit, që është qarkullimi ajror. Ata kontrollorët nuk janë punonjës që mund të zëvendësohen sa hap e mbyll sytë dhe llogaritë ishin bërë në mënyrë djallëzore. Duhen disa javë t’i zëvendësonim. Dhe aq duhen për të sjellë rrumpallën. Por i kishin bërë llogaritë gabim. Ne ishim duke u përgatitur për të përballuar atë goditje. Ne humbëm një ditë, por sot vaksinat erdhën. Kaluam gjithë natën duke luftuar që vaksinat të mos iknin në një drejtim tjetër. Sepse nuk e beson njeri. Kacafytja për të marrë vaksinat është botërore. I porosita por mbaji aty. Ç’është kjo? I merr dikush tjetër. Si t’ua them që Presidenti dhe disa leshko u bënë bashkë për t’i bllokuar.”

Rama përsëriti edhe njëherë bindjen e tij se pas asaj ngjarjeje fshihej Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *