Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili iu drejtua duke i thënë që përballë nuk do të ketë më Sali Berishën.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se Bashën e ka dashur, e do dhe do ta dojë gjithmonë përballë, por e këshillon që të distancohet nga “çfarë i ka mësuar llumi”.

“Kur thua që do, s’do, do më kesh përballë, kjo është çfarë të them unë ty. Unë të dua përballë gjithmonë, kam dashur të dua dhe do të dua. Nuk di si të ndihmojë. Dua ta ngrejë në një nivel tjetër debatin. Vjen këtu duke lexuar abetaren që të ka mësuar ai llumi. Nuk bëhet distancimi duke qenë degëzimi i tij. Mos ha si llumi, mos ji karikatura e llumit. Ai është origjinale. Ti ke sfidën më të madhe që t’i provosh vetes që përveçse ai llumi të ka nxjerrë, ti duhet të distancohesh.”

Më tej, ai deklaroi se nëse propozimi i PD-së për vettingun në politikë është shpëtimtare për vendin, PS do ta votojë.

“Nëse na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin do e votojmë. Nëse na del se është kamerdare si ato të fëmijëve që fryhen me gojë për të bërë sikur notojnë në formë peshkaqeni, atëherë do themi; Lulëzim vazhdo vëlla bëj peshkaqenin e gomës që të durohesh nga peshkaqeni i foltores.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *