Kryeministri Edi Rama tha sot se kush voton opozitën investon direkt kundër reformës në drejtësi.

Në prezantimin e programit “Drejtësia që duam”, Rama përmendi edhe kundërshtarin e tij, Lulzim Basha, per të cilin tha se është një politikan i dobët.

Ai u shpreh se kryedemokrati nuk konsiderohet i rrezikshëm as për demokracinë, as për drejtësinë, duke e quajtur një kukull.

“Ne na duhet një drejtësi e drejtë, e pavarur, e ndershme. Duhet shumë mundim, përkushtim dhe patjetër kohë. Kohën duhet të ma jepni ju. Ilir Meta e ka thënë hapur, 25 prilli do të jetë një referendum që do të përmbysë reformën në drejtësi. Është dhe Lulzim Basha. Lulzim Basha nuk është një rrezik në vetvete as për demokracinë, as për drejtësinë. Fatkeqësisht duke qenë një politikan i dobët, pa karakterin e një lideri ai është një kukull në duart e tre xhagajdurëve të tjerë të cilin mund ta mbyllin Lulin në shtëpi për 30 sekonda. Keni para koalicion qesharak se sa një koalicion paszgjedhor, i nënshkruar para zgjedhjeve, mes dy partive që në zgjedhje hyjnë veç e veç. Është një koalicion tragjikomik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *