Për Peqinin, kryeministri Edi Rama premtoi investime të cilat do ta vendosin atë në hartën e vendeve për t’u vizituar. I vetëdijshëm sa gjatë qeverisjes së tij nuk është bërë mjaftueshëm për këtë qytet, kryesocialisti u angazhuar në restaurimin e kalasë së Peqinit dhe qendrës së tij.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ne do bëjmë atë që duhet që edhe Peqini të përfshihet në hartën e udhëtimit të turistëve, që të përfitojë nga turistët dhe turizmi, sepse Peqini ka një kala fantastike, e cila duke ndërhyrë, duke u restauruar, duke u transformuar në një vend për t’u vizituar nga të gjithë, do sjellë jo vetëm shumë njerëz, por edhe shumë të ardhura për njerëzit këtu. Ata që do vijnë do duan të ndalojnë diku, të shkojnë në një restorant, në një kafe, në një bar apo të qëndrojnë këtu për deri të nesërmen, sepse ja Peqini, Elbasani e me radhë.Në gjithë këtë hartë ka gjëra fantastike për të vizituar. Kjo do bëjë që ekonomia jonë të marrë një shtysë të re dhe do ju siguroj që kjo do jetë një vlerë e shtuar për ekonominë këtu në Peqin. Tjetra që besoj se është shumë e rëndësishme, edhe brenda në qytet, me Saimirin e më pas me kryetarin e ri të bashkisë, do të transformojmë për bukuri edhe të gjithë sheshin qendror të Peqinit, duke e kthyer edhe atë në një pikë të rëndësishme referimi për ata që e vizitojnë.

 

Qytetarëve të Peqinit u kërkoi që shiun që binte teksa kryesocialisti fliste ta shndërrojnë në breshër votash për Partinë Socialiste në 25 Prill.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Miqtë e mi,këtu në Peqin dhe në gjithë Elbasanin, ne kemi një sfidë të madhe. Kemi sfidën që të realizojmë një fitore shembullore, kuptimplotë, një fitore, e cila të jetë rezultat i gjithë këtij shiu paralajmërues të kthyer në breshër në kutitë e votimit.Kutitë e votimit janë momenti më i rëndësishëm në 4 vite për një popull dhe janë momenti kur ne vendosim se çfarë duam të bëjmë nesër, si duam të ecim nesër, duam të shkojmë përpara, duam të vazhdojmë të ngjitemi edhe pse me vështirësi apo të kthehemi mbrapa.Nuk mund të ndodhë që Peqini dhe Elbasani të kthehen prapë tek Dash Sula. Është e pamundur!

 

Kthim pas tha Edi Rama nuk duhet të ketë as te Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e Ilir Meta që Shqipërinë e duan për veten dhe jo për shqiptarët.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Por nuk mund të kthehesh prapa as tek Luli, as te Saliu, as te Likja e as tek Mona, sepse dallimi është shumë i qartë. Ata e duan Shqipërinë për vete, ne e duam njëri-tjetrin për Shqipërinë.Kështu që, miqtë e mi, në 25 prill të marrim një vendim të qartë dhe të prerë; Ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, me forcën e bashkimit tonë. Kështu të bashkuar, ne nuk ka asgjë që na ndal. Ne nuk na ndali dot tërmeti. Ne nuk na ndali dot virusi. Ne nuk na ndal asgjë në rrugën tonë. 

 

Emigrantëve të zonës u bëri thirrje që të përfitojnë nga mundësia që do t’u ofrojë plani i veprimit për katër vitet e ardhshme.

5 mijë euro për secilin prej tyre për t’i shndërruar shtëpitë në bujtina për vizitorët vendas dhe turistët në funksion të zhvillimit të ekonomisë lokale dhe fuqizimit të agro-turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *