Subscribe

Pas dështimit të takimit me kreun e opozitës Lulzim Bashan në Presidencë, kryeministri Edi Rama duket se nuk ka humbur shpresën për një pakt politik, që do të përfshinte opozitën në zgjedhje. Para gazetarëve ai sqaroi detaje të ofertës së tij të re.

 

Kreu i qeverisë tha se opozitës i garantohet një Zv/kryeministër teknik, Zv/ministra të Brendshëm, Arsimit dhe Drejtësisë, që me bashkëpunimin e përfaqësuesve nga SHBA, BE dhe OSBE do të monitorojnë mospërfshirjen e administratës në fushatë. Po ashtu, do të ngrihej një Ministri për Zgjedhjet, që do të përgatisë një projekt për votim dhe numërim elektronik për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

 

Kryeministri theksoi se nga situata e krijuar nuk do të lejohet kurrsesi që vendi të përfshihet në vorbullën e destabilitetit, sikundër po ndodh në Maqedoni.

 

Por, theksoi se nuk i druhet tensionimit të mundshëm gjatë zgjedhjeve të 7 Majit në Kavajë.

 

Në konferencën për shtyp, Rama tha se ka ndjekur nga afër strategjinë e opozitës, qëllimi i së cilës ka qenë bllokimi i Vettingut e që në vijim, aksioni i saj i ngjasoi bllofit në një lojë pokeri.

 

E duke u kthyer tek zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës, Rama tha se me zgjedhjen e bërë, PD gjen tek kreu i ri i shtetit një pikë mbështetjeje.

 

Më herët, kryeministri Rama zhvilloi një takim të veçantë me ambasadorin amerikan Donald Lu, me të cilin diskutoi mbi ofertën e re në adresë të opozitës dhe mundësi për kapërcimin e krizës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *