Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me gazetarët europianë, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit në vendin tone dhe protestat qytetare që janë mbajtur para Kryeministrisë.
Rama tha se shkak i këtij reagimi popullor ka qenë dhuna ndaj një qytetari në Zvërnec nga një roje private, ngjarje për të cilën shtoi kryeministri janë masa të forta.
Ai ka thënë më tej se kauza e qytetarëve ndryshoj në momentin që kuptuan që nuk ka projekt në Zvërnec, teksa kujtoi edhe 21 janarin e vitit 2011, ku 4 protestues ngelën të vrarë në bulevard.
Edi Rama:
Ky është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta. E di mirë, e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh. E di edhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një vend jo të lirë. Në këtë bulevard vetëm më pak se 20 vjet më parë, apo më saktë në 2011, 4 protestues u vranë me armë sulmuese që i kishin vënë në shenjestër nga kjo ndërtesë. Për mua është një epokë ndryshe, është një moment ndryshe në histori. Është diçka shumë e mirë që njerëzit të mund të protestojnë pa problem, edhe pse mund të duket gjë e vogël. Është arritje e kësaj dekade. Një arritje që shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë.
E dyta, kjo protestë është e provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie kundër një protestuesi në kufirin e tokë. Për këtë episod morëm masat më të ashpra dhe më të shpejta. Roja është arrestuar. Drejtori i policisë Vlorë u shkarkua. Policia që ishte aty dhe nuk ndali rojen të ndalte dhunën është nën hetim. Edhe kompanisë i është hequr licenca. Akti i dhunës ndezi ndjenjat. Video u bë virale dhe u ngritën shumë pikëpyetje mbi pronën dhe projektin. Pastaj, befas, çështja u bë më e gjerë dhe cek gjithçka. Është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve. Gjithccka ndryshoj sepse nuk ka projekt. Nuk ka të bëjë me mua dhe Shqipërinë, ka të bëjë me shoqërinë demokratike për të reflektar se si gjysëm të vërtetat mund të bëhen gënjeshtrat më të mëdha dhe të ndezin mjedisin në të gjitha platformat. Nuk qëndrojnë më tek thelbi, por gjetkë.





