Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka paralajëmruar mbështetësit e opzoitës se do u ndalohet hyrja në vendet e BE për 5 deri në 10 vite nëse kryejnë krim elektoral.

 

Gjatë një takim me baorët e njsësisë administrative nr. 1, kreu I qeverisë njoftoi se kjo nismë do të kalojë të enjten në seancë plenare.

 

Rama tha se e gjithë trazira në vend po shkaktohet si pasojë e frikës nga reforma në drejtësi. Rama akuzoi më tej Bashën dhe Kryemadhin se po nxisin njerëzit që të bëjnë rrëmuja.

 

“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Ata nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *