Kryeministri Rama shfrytezoi nje takim me veteranet e luftes per te shprehur bindjen se Bashkimi Europian do te hape dyert per Shqiperine.

Shefi i qeverise tha se pret vendim pozitiv ne qershor per negociatat pasi jane permbushur te gjitha kushtet.

Megjithate ai shtoi se nje force e brendshme po perpiqet ta pengoje kete objektiv kombetar.

 

Shpresoj që përpjekja për hapjen e negociatave ku nuk kemi qenë të gjithë të bashkuar të vazhdojë përpara. Një forcë e brendshme përpiqet cdo ditë ta pengojë këtë duke e kthyer këtë objektiv kombëtar në një argument të retorikës së ditës . Vjet morëm rekomandimin për çeljen e negociatave pa kushte. Po vjet Këshilli europian dhe komisioni europian vendosën se pavarësisht se negociatat nuk u çelën, procesi i hulumtimit të fillojë.De fakto përtej të gjitha atyre që thuhen, qershori është afër. Ne shpresojmë dhe besojmë që komisioni do japë rekomandimin pa kushte për çeljen zyrtare të negociatave. Ne presim tw marrim meritën për detyrat e shtëpisë. Rekomandimi vlerësohet më pas. Vjet shumë vende ishin pro por disa prej tyre për arsye të tyre të brendshme kërkuan që kjo të shqytohet pas zgjedhjeve të majit. Shqipëria do ishte kokëulur nëse komisioni europian do kishte rezerva. Koha nga dalja e raportit tek mbledhja e këshillit është shumë e shkurtër. Një gjë duhet të mbetet. Reformat nuk duhet t’i bëjmë se na i kërkon Brukseli por se na i kërkon vendi ynë.”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *