Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe kandidati i mazhorancës për Tiranën Erjon Veliaj ironizuan opoziten.

Gjate takimeve me banoret, Rama u shpreh se situata politike ka mberritur në këtë pikë vetem nga verberia e opozitarëve ndersa u kujtoi atyre qe prekin zgjedhjet se rrezikojne burgun.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Po tani kan filluar te kuptojne që nuk është shaka, janë gjithe ata që kanë shkuar në burg, dhe me ekzemplar ishte ne Shkoder ku ai i mori i coje ne Shkoder, dhe kur vajten i moren tha shkova ti qetesoj. Ai per vete iku, ata ngelen ne burg, kta që i futën vazhdojne flejne ne shpi. Do shtyhen zgjedhjet ne nje dite, do jete po e njëjta gje, nuk ke ti ku shkon jane po ato kandidate, eshte vetrasje perfekte nga verbëria. Ne kemi bere bojkot parlamenti, ikëm përkohësisht se kishim historine e nje ceshtje që duhej vendosur ne qëndër po kthesh prap.

 

Ironia e liderit te mazhorances nuk kurseu as Presidentin e Republikes.

 

Edi Rama e quajti Ilir Meten te punesuarin e opozites ndersa tha se partia qe dikur ai drejtoi tani kerkon qe ta lere edhe pa pune.

 

 

 EDI RAMA

KRYEMINSTRI I SHQIPËRISË

 

Ne i nxorrem nga zgjedhjet? Me thene te drejten beteja do ishte e veshtire per ne. Faktikisht kush i nxorri nga zgjedhjet, ne i nxorrem? Jo po do iki Rama, shiko ktu( shikon filxhanin) doli, ja pra i nxorrën nga gara jepi gje Besnikut ne Tropoje. Edhe e kapi ate , kemi punuar projektin dhe studion dhe pedonalen na ka ndihmu, kandidatin e kishim te mire por e kishim te veshtire ne Tropoje,  je ti udheheqesi, dhe ju thua njerezve se une shoh me larg se ju. Njerezit vijne nga mbrapa dhe kur shkon atje humnere, dhe tani te shkojne te vriten per Lulin, u shkaterruan ato karriera ne nje dite. Jo pluralizmi, demokracia , shko pra futu ne darke, LSI la pa pune dhe kta te PD mire te vetet. I gjeti pune te veteve tani la pa pune dhe PD, ata po lene dhe pa pune presidentin, te fundit te punesuar që kanë po i bien kembes që ta heqnin nga puna.

 

Rama dhe Veliaj diksutuan me banoret e njesise 5 projektet qe do te zbatohen ne te ardhmen jo vetem ne kete zone por ne te gjithe kryeqytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *