Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të hënë se po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale në Tamarë të Malësisë së Madhe.

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale, si dhe do të ndihmojë në punësimin e një numri të konsiderueshëm fermerësh.

“MIRËMËNGJES, me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm! Në Tamarë të Malësisë së Madhe, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale. Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre. #ShqipëriaqëDuam”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *