Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë numrin e vendeve të reja të punës në biznesin e madh.

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë u shpreh se numri është rritur me 132 mijë nga viti 2013 në vitin 2019. Sipas tij, këto janë shifrat e punonjësve të deklaruar dhe me sigurime shoqërore.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë tjetër të dhënë nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, ku pasqyrohet numri i përgjithshëm i të punësuarve në Biznesin e Madh në fund të vitit 2019, mbi bazën e emrit e mbiemrit të çdo punonjësi të regjistruar dhe të mbuluar me sigurime shoqërore e shëndetësore (pra, pa bërë këtu asnjë llogari me hamëndje të punonjësve të padeklaruar), ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *