Kryeministri Rama publikoi një foto në facebook që daton që në 1918, atëherë kur bota u përball me gripin spanjoll, pandemi që I mori jetën 50 milionë njerezve.

Në postimin që shoqëron fotot e shumë njerezve me maska në rrugë, Rama shkruan se pjesa dërrmuese nga pandemia e gripit spanjoll humben jetën gjatë valës së dytë të sëmundjes si pasojë e mosrespektimit të masave që ishin përcaktuar që në fazën e parë.

Për këtë arsye kryeministri i rikujtoi të gjithë qytetareve se maska nga dita e sotme në Shqiperi ëshjtë me detyrim jashtë ambjente të shtëpisë.

 

MIRËMËNGJES

dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *