Mbështetësit e PD kanë shoqëruar liderin e opozitës Lulzim Basha i cili nisi nga Peqini turin  e takimeve në qarkun e Elbasanit. Para qytetarëve të Peqinit, Basha ka akuzuar rivalin politik Rama se nuk ka mbajtur premtimet duke theksuar se 25 prilli është dita për të zgjedhur ndryshimin.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“8 vite ua ka ulur kokën me bandat e tij, ju ka keqtrajtuar, ju ka fyer, papunësia ka shkatërruar ekonominë familjare, sot le të bëhemi bashkë, dita e ndryshimit po afron, Peqini do ndryshim, Rama përsërit të njëjtat premtime në 8 vite, ati duhet t’i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet ‘ik, boll më’”

 

Kryetari i PD ka sulmuar kryeministrin Edi Rama edhe gjatë një takimi me fermerët në Pajove, pasi sipas tij qeveria ka dështuar të mbështesë fermerët.

 

“Pa larguar Edi Ramën, nuk ka për të patur asnjë lloj ndryshimi! Keq e më keq do të shkojnë punët!”

Vizioni i PD për fermerët është aplikimi i një skeme të ngjashme si në Maqedoni e Kosovë duke subvencionuar fermerët.

 

“Që muajin e parë të qeverisjes së re që do të votoni në 25 prill e deri në fund të mandatit, vit për vit, minimalisht  100 milionë euro subvencione, mbështetje drejt për drejt për ju.

 

Më pas Basha ka takuar banorët e Belshit të cilët i ka ftuar të bëhen pjesë e ndryshimit në 25 prill.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *