Subscribe

Me gjithë rëndimin e situatës së pandemisë, me rritjen e vazhdueshme të numrit të të infektuarëve dhe jetëve të humbura, qëndrimi i kryeministrit nuk ndryshon, vendi nuk do të rifutet në karantinë.

Qeveria tha Edi Rama është e angazhuar të bëj gjithçka në përballjen me koronavirusin, përveç një gjëje, ta vrasë me çifte virusin.

Në takimin me bluzat e bardha të spitalit infektiv të Tiranës, Edi Rama shkoi me premtimin se nga Janari i 2021-it, paga e mjekëve dhe infermierëve do të jetë disa herë më e lartë.

I vetëdijshëm se numri i të infektuarëve do të vazhdojë të rritet, kryeministri lajmëroi si masë mbrojtëse rezervimin e vaksinave kundër Covid-it.

Të tjera masa të premtuara në përballjen përhapjen e infeksionit janë edhe shtimi i strukturave spitalore si pritëse dhe trajtuese për pacientet, mbartës të koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *