Subscribe

Kryeministri Edi Rama u nis këtë të shtunë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të siguruar vaksinën anti-COVID. Shefi i qeverisë tha në “Twitter” se do të bëjë të pamundurën për ta patur atë në dispozicion sa më shpejt.

 

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara ✈️”

 

Një udhëtim i tillë i Ramës vjen në një kohë kur në Moskë ka nisur vaksinimi i grupeve më të rrezikuara, ndërsa në Britaninë e Madhe pritet të nisë javën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *