Subscribe

Duke filluar nga viti i ardhshëm më shumë se 90% e shërbimeve të ofruara nga shteti do të kryhen “online”.

 

Në takimin javor të bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama duke e cilësuar si një përmbysje të madhe deklaroi se qytetarët nuk do të paraqiten më nëpër sportele për të marrë shërbime por do ta marrin atë online.

 

“Ka ardhur koha që të bëjmë një hap të madh përpara dhe të kalojmë, duke nisur nga viti i ardhshëm, në heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumentave për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%. Kjo do të jetë një përmbysje e madhe sepse shumë shërbime nuk do të jepen më duke kërkuar që qytetari të vijë në sportel”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *