Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork.

Rama bën me dije se ka takuar drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, teksa ka publikuar një foto krah tij. Në postimin e tij kryeministri shqiptar thekson se një vit më parë ai i hapi dyert Shqipërisë, duke i mundësuar nisjen e vaksinimit kundër koronavirusit përpara të tjerëve në rajon.

“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *