Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të bëhen ndryshime radikale në ligjin e e Arsimit të Lartë.

 

Ai tha se të gjithë maturantët që kanë mesatare nën 6 nuk do të mund të aplikojnë dot për në universitet.

 

Kreu I qeverisë theksoi se Universitetet nuk do të mund të jenë një portë e hapur për cilindo.

 

“Nuk mundet që të ketë në universitet studentë me mesatare të shkollës së mesme nën 6. Universiteti nuk mund te jetë një portë e hapur për cilindo. Do të vendosen kritere të qarta pranimi në universitetet tona”

 

I pyetur për çështjen e plagjiaturave, Rama tha se qeveria e ka gati një plan B. Sipas Ramës plagjiaturat janë të dënueshme njësoj sikur të kesh bërë krim.

 

“Plagjiaturat janë njësoj si ai që mund të ndëshkohet, sikur ka kryer krim. Ne vetë e kemi përgatitur një plan B, për këtë punë me gjithë ndërhyrjet e nevojshme me ligj. Por ne nuk duam të aktivizojmë planin B, se duam të ecim me planin A”

 

Rama i beri deklaratat gjate prezantimit te bibliotekes digjitale “Ulibrary.rash.al”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *