Në Thumanë nuk do të ndërtohet asgjë, pasi ata njerëz që kanë humbur familjaret e tyre nuk kanë dëshirë më të jetojnë në përditshmëri me këtë fatkeqësi. Kjo ishte ajo që la të kuptonte kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme te qeverisë si çdo ditë në orën 07:00.

 

Sikundër unë e dija më parë, asnjë nga ata që kanë pasur shtëpitë në pallatet e shembura nuk do që të shkojë atje, e kanë tmerr. Vetëm ideja që të shkojnë atje është tmerr. Kështu që s’kemi ça të ndërtojmë atje, dhe ata që kanë humbur dhe ata që s’kanë humbur njerëz.

 

Rama shtoi se pas Vitit të Ri duhet të nisë edhe zbrazja e hotele ku janë sistemuar qindra persona të prekur nga tërmeti.

 

Sipas kreut te qeverisë për famijet që janë në hotel do të ketë dy zgjidhje, dhënia e lekeve të dorë për ta gjetur vetë banesën ose do tia gjejë qeveria.

Rama bëri edhe një bilanc në lidhje me shëmbet dhe inspektimet në terren.

 

Aktualisht kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *