Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspektuan këtë të mërkurë punimet për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit  në Thuamë.

 

Rama premtoi se të gjithë ata banorë që sot qëndrojnë në çadra, do të kthehen në shtëpi më të forta e të bukura.

 

Pavarësisht situtës së shkaktuar në vend nga pandemia, kryeministri Rama ka kërkuar që puna në  terren mos të ndalojë.

 

“THUMANË – NISIM RINDËRTIMIN. Të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort.”

 

Kreu i qeverisë njoftoi se ndërtimi i banesave individuale do të përfundojë deri në fundvit, ndërsa ndërtimi i banesave shumëkatëshe do të shtyhet për një moment të dytë.

 

“Duhet te bejme çmos qe ta çojme drejt Vitit te Ri me sukses, tani nuk i bejme dot te gjithe, por ata qe kane shtepi individuale, duhet te bejme çmos. Do punojmë ditë e natë, me 3-4 turne, nuk e di.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *