Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër punimet që po bëhen për rezervuarin e Thanës. Nga Lushnja, ai deklaroi se ky rezervuar do të jetë më i madhi në rajon që i vihet në dispozicion bujqësisë.

“Drejt përfundimit vepra madhore e ujitjes, nga rindërtimi i rezervuarit të Thanës, më i madhi në dispozicion të bujqësisë në rajon, te ndërtimi i 44 kilometrave kanale kryesore që deri dje ishin vija uji nëpër plehra e kallamishte dhe 167 kilometrave kanale sekondare që kishin humbur rrugëve, duke garantuar ujitjen e çdo parcele në një hapësirë prodhuese prej 12 mijë hektarësh. Kush e sheh bujqësinë nga kanalet e portalet e Tiranës, nuk mund ta ketë dot idenë e revolucionit që po bëhet me bazën prodhuese të ushqimit në vend, ndërsa për këdo që e sheh nga afër zhvillimin e këtij revolucioni, është e qartë se krahasimi i para 5 viteve me sot, i ngjan pa asnjë mëdyshje krahasimit të natës me ditën.”

Sipas Ramës, gjithçka ka bërë qeveria socialiste për bujqësinë nuk është bërë në shumë vite të mëparshme.

“Sot kemi përgjysmuar raportin import – eksport krahasuar me ditën kur morëm detyrën dhe kemi dyfishuar prodhimin bujqësor vendas në tregun e brendshëm. Patjetër që ka ende plot probleme për të zgjidhur dhe punë për të bërë që të shfrytëzojmë plotësisht potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj toke të bekuar, por sot mund ta themi me plot gojën se kemi bërë për bujqësinë në këto vite më shumë se sa në tërë vitet e mëparshme të marra së bashku dhe KY ËSHTË FAKT jo opinion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *