Kryeministri Edi Rama tha se momentalisht Shqipëria nuk e ka të nevojshëm karantinimin e plotë. Gjatë një komunikimi me gazetarët teksa priste vaksinat Pfizer në Rinas, Rama theksoi se shifrat e të infektuarve janë brenda parashikimeve.

 

Sipas tij, nëse diçka e tillë ndryshon, atëherë masat do të vijnë duke u shtrënguar, deri tek mbyllja totale. Ai ktheu një përgjigje edhe për të gjithë zërat që thonë se nuk vendoset për karantinë për shkak se zgjedhjet janë shumë pranë.

 

“Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër. Por ne besojmë se në kushtet ku jemi sot për sot, nuk kemi nevojë për t’u karantinuar. Po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike, i efekteve traumatike i gjithë kësaj kohe dhe gjithë këtyre shtrëngimeve, shqetësimeve tek psiqika e kësaj dynjaje. Duhet të keni parasysh edhe që kur Greqia u mbyll, ka një “konto” europiane që përgjigjet. Është kollaj të thuash hajd ta mbyllim, por pse ta mbyllim nëse numrat vijojnë brenda parashikueshmërisë? Atëherë jeta duhet të vazhdojë, me ato masa, në mënyrë të kufizuar. Në rast të kundërt, ora policore do të shkojë duke u ulur dhe larg qoftë që të na duhet të bëjmë karantinë sërish. Jo zgjedhje të jenë, por edhe ditë votimi të jetë. Do të shohim hap pas hapi dinamikën.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *