Subscribe

Në kuadër të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kyeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat me komisionerin për Zgjerim të BE, Oliver Varheyli.

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se tashmë Bashkimi Evropian e bëri punën e tij.

 

“Jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi se si e quan njëri apo tjetri. Ky proces tashmë është i mbështetur nga një paketë financiare në kuadrin e një plani ekonomik dhe investimesh të BE.  Planet e punëve janë konkrete. Ky është një mga momentet që BE të vetën deri këtu e ka bërë plotësisht. Na takon ne të bëjmë tonën. Nuk diskutohet që qeveria e Republikës së Shqipërisë kemi qenë qysh në momentin e parë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i atij që unë e quaj “Shengeni rajonal” është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale dhe politike. Më vjen mirë që sinergjia me BE është e plotë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe tani jemi në kushtet ku po e zotërojnë procesin.”

 

Më tej, kreu i qeverisë shtoi se ambicia është që “avancimi rajonal me 4 liritë e BE-së të njihet edhe në vetë vendet brenda unionit”.

 

“Procesi i Berlinit shpresoj të kalojë në Komisionin Europian me dëshirën që 5 korriku të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe ai i vitit të ardhshëm të bëhet me praninë e vendeve të Ballkanit. Ambicia është që avancimi rajonal me 4 liritë e BE-së të njihen edhe në vetë vendet brenda unionit. Të lëvizin lirshëm brenda nesh edhe pse nuk jemi pjesë e BE-së.”

 

Në këtë konferencë nuk munguan batutat e Kryeministrit.

 

“Jam i lumtur që Komisioneri, maskën e Brukselit, e hoqi në Tiranë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *