Subscribe

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim elektoral me votuesit e ri të Kavajës. Në fjalën që mbajti para qytetarëve Rama akuzoi lidershipin demokrat se po kërkon ta fusë Kavajën në konflikt, po nga ana tjetër shprehu besimin se demokratët e arsyeshëm nuk do të bëhen mish për top për ata që janë futur në çadër nga frika e drejtësisë.

 

Sot duan të rikthen në Kavajë dhe nuk duan të rikthehen në një garë për tu gjykuar me votë nga populli i Kavajës, por duan të rikthehen për të bllokuar rrugën e Kavajës drejt të ardhmes, për të ndaluar orën e Kavajës siç e ndaluan çerek shekulli, duan të rikthen në Kavajë për konflikt, për të përplasur qytetarët duke i ndarë, përçarë dhe duke i futur në një konflit pa kuptim. Por nuk besoj se ka demokrat të ndershëm, qytetarësh të zakonshëm që ka votuar dhe voton PD që është gati të përplaset me fqinjin vetëm e vetëm që ata që janë futur në çadër të shpëtojnë nga drejtësia. Nuk besoj se ka prindër demokratë që janë të gatshëm ti shkojnë pas marrëzisë së Saliut, Lulit dhe atyre që janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë për të shpëtuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që i kanë marrë frymën njerëzisë. Jam i bindur që demokratët, ata që janë me PD me zemër por dhe arsye, kurrë nuk do pranojnë të bëhen mish për topat e kësaj marrëzie që ushqehen nga frika e tmerrshme e drejtësisë që na duhet.

 

 

I keni dhënë mbështetje të madhe PS, projektit tonë për rilindjen e  Kavajës. Ne u kemi dhënë provën se nuk do ta tradhëtojmë kurrë Kavajën, u kemi dhënë provën se së bashku me ju do ta kthejmë Kavajën në një nga zonat më tërheqëse të Shqipërisë.

 

Po të ishin të gjithë njësoj, atëherë Kavaja do ishte njësoj si atëherë kur e pashë në takimin e parë, nuk kisha ku hidhja sytë se ky shesh ishte një shkretëtirë. Një shkretëtirë ku qëndronin dy gishta, që nuk ishin si gishta por  si një pincë që u këpuste gishtat duarve të shpresës. I keni dhënë mbështetje të madhe PS, projektit tonë për rilindjen e  Kavajës. Ne u kemi dhënë provën se nuk do ta tradhëtojmë kurrë Kavajën, u kemi dhënë provën se së bashku me ju do ta kthejmë Kavajën në një nga zonat më tërheqëse të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *