Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të premte në Tepelenë, ku ka inspektuar punimet dhe investimet e bëra kryesisht në kalanë e Ali Pashës.

I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Tërmet Peçi, kreu i qeverisë vuri në dukje ndryshimet dhe pamjen tjetër që ka marrë ky qytet gjatë viteve të fundit, ndërsa nuk nguroi të japë këshilla lidhur me zbatimin e projektit.

“Aty ku po zbulohet, pas fundosjes në ferra e në plehra për dekada të tëra, kalaja mahnitëse e Ali Pashë Tepelenës dhe ku brendia e saj po kthehet nga një bathore abuzivizmi e varfërie, në një lagje të rilindur nga respekti për Trashëgiminë Kulturore dhe ambicia për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me synim kthimin e potencialit turistik në burim fitimi për individët, komunitetet e për ekonominë kombëtare.”

Rama theksoi mes të tjerash se duhen ndërhyrë në rrugë, oborre dhe gardhet rrethuese të banesave.

“Te gjitha duhet të pastrohen, këto gardhe duhet të rikonstruktohen me fondin tonë. Duhet të bëhet inventari, të sistemojmë dhe portat rrugët dhe gardhet edhe të banesave në fshat në mënyrë që të jenë në harmoni me projektin që do të nxjerr në pah kalanë e Ali Pashës. Duhen pastruar gjithçka, tela, shtylla dhe të hiqen të gjithë elementët që prishin këtë panorame dhe trashëgimi kulturore”, tha Rama, raporton Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *