Kreu i qeverisë Edi Rama këtë të shtunë ka qenë në Finiq për të vijuar takimet e tij elektorale, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie.

 

Në fjalën e tij nga Finiqi, shefi i qeverisë është shprehur se në 4 vitet e ardhshme do bëjmë më shumë me Kristaqin!

 

Rama thumboi edhe liderët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin duke thënë se ata kanë gabuar më shumë se kryetari i Bashkisë së Finiqit për të cilin tha se i është hequr disa vërejtje.

 

“Më vjen mirë që sot bëjmë këmbimin e pozicioneve. Deri dje ka qenë Kristaqi dhe të gjithë miqtë e tij që kanë mbështetur kandidatët tanë, qoftë në zgjedhjet për bashki. Sot jemi ne që bëjmë të njëjtjën gjë sepse jemi aletatë strategjikë në këtë zonë. kemi vetëm për të bashkuar zemrat për të brë sa më shumë pë njerëzit e kësaj zone. Më vjen keq që përballë Kristaqit është dikush që është bërë kryetar bashkie me votën e Kristaqit. Nëse do kishte shkëlqyer në drejtimin e  bashkisë dhe do na kishte lënë pa gojë në punën e tij sot do ishim pa fjalë, sepse bëri punë dhe shkëlqeu në projekte që ia bëmë ne dhe tani me të drejtë thotë se si ka mundësi ta lë punën përgjys. Ai ka marrë në vazhdimësi vërejtje për të reflektuar dhe sot ka vendosur të na sfidojë të gjithëve, po madje ne themi më mirë si ky se sa si Luli dhe Fallxhorja. Më 30 qershor ky duhet të marrë një përgjigje të merituar. Çështja është se vota duhet dhënë Kristaqit se është njeriu i duhur. Kam dëgjuar që ky shejtani del dhe thotë se Edi Rama prish kisha. Tek titujt e Tokës ishte Bashkia dhe do bashki që duhet të bëjë punën përgatitore. Fatura e mediokritetit të tij kthehet sikur qeveria nuk do të bëjë një gjë të tillë. Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë më shumë me Kristaqin. Shpresoj të mos dalë nga rruga e Zotit. Falë punës së tij të gjithë problemet me tokën të jenë zgjidhur përfundimisht. E rëndësishme është të bëjmë gjithçka kemi mundësi”.

 

Gjithashtu nga Finiqi kryeministri Rama ka theksuar se shumë shpejt do nisë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës i cili do shkurtojë distancën me Athinën.

 

“Do shkurtojmë rrugën më Athinën duke ndërtuar aeroportin. Aeroporti i Sarandës që është premtuar, po ju them se kemi filluar punën dhe do të fillojmë ndërtimin e tij brenda mandatit të ri, këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna në një kantier real.. Nuk jap data dhe afate sepse është lidhur me partnerë të tjerë. E kam mësuar dhe unë. Dëshira ime është që ta përfundojmë por më mirë të jemi të kujdesshëm, nëse na duan më shumë do e mbarojmë para afatit. Besoj se ka ardhur koha që t’ia japim këtë gjë jugut. Ka nevojë edhe për këtë pikë ulje dhe dalje që i mungon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *