Subscribe

Sali Berishën dhe Ilir Metën i akuzon se vdekjen e Lear Kurtit po e shfrytëzojnë për të destabilizuar vendin.

 

Kryeministri Edi Rama i quan hiena kryetarët e dy partive opozitare që për qëllime personale krijojnë tensione për një ngjarje për të cilën policia e shtetit nuk është në tejkalim të detyrës së saj.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Njerëz hiena që arrijnë deri në pikën që të shqyejnë në televizior nga mëngjesi deri në darkë kufoma, duke bërë çmos që të ngrejnë tymnajë dhe pas tymnajës, tensionin, dhe pas tensionit zjarrin e urrejtjes ndaj policisë së shtetit dhe prokuroria nxjerr bashkë me policinë se këstu s’kemi të bëjmë me asnjë lloj të tejkalimit të masës nga policia e shtetit.

 

Për Edi Ramën hiena janë edhe ata që i mbështesin, duke iu referuar qytetarëve që dolën mbrëmjen e së premtes në protestën e thirrur para Ministrisë së Brendshme për humbjen e jetës së 32 vjeçarit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Si mund të besohen këto hiena kur janë në gjendje ta marrin një kufomë dhe ta shqyejnë në sytë e miletit. Çfarë shqiptarësh janë ata që iu venë nga pas atyre. Mund të kesh 1 mijë arsye që t’i thuash lanet, sikter qeverisë, pro s’ka arsye sot në botë që të vesh pas hienave. Kur njeriu kthehet në hienë, nuk bëhet më njeri dhe kur njerezit shkojnë pas hienave, rrezikojnë dhe ata të bëhen hiena.

 

Në bashkëbisedimin me fermerët e Fierit, kryeministri e bëri edhe një herë të qartë se nuk do të ketë një rritje të dytë të pagave të pedagogëve, pas protestës së dytë kombëtare të lajmëruar për të hënën e 24 tetorit.

 

Me akuzën se Partia Demokratike është mbështetëse e Rusisë, pasi ajo në 2011 në Këshillin e Evropës votoi pro rezolutës që akuzon ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si trafikantë të organeve njerëzore, Edi Rama tha se ende nuk është zbardhur e gjithë mbështetja financiare që Rusia dha për demokratët në 2017-ën në shumën e 500 mijë dollarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *