Reformat e qeverisë shqiptare kanë marrë mbështetjen e Zvicrës. Presidentja e Konfederatës Doris Leuthard, në takimin me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi reformat e ndërmarra në këto tre vite, duke veçuar si shumë të rëndësishme atë në drejtësi.

 

Kryeministri Rama tha se reforma në drejtësi qe fillon me Vetingun është me rendësi strategjike për sundimin e të drejtës, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.

 

Rama shprehu mirënjohjen për kontributin qe Zvicra i ka dhënë Shqipërisë, posaçërisht për suksesin e reformës administrativo-territoriale.

 

Gjatë takimit u theksua fakti se Shqipëria dhe Zvicra angazhohen për të çuar përpara marrëdhëniet dhe zgjeruar fushat e bashkëpunimit.

 

Në përfundim të takimit, në prani të Kryeministrit Rama dhe Presidentes Leuthard u nënshkruan dy marrëveshje në fushën e arsimit profesional dhe ate te zhvillimit rajonal.

 

Vizita e Ramës në Zvicër, është e para një kryeministri shqiptar në Zvicër, që pas vitit 1990.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *