Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të premten e 13 shtatorit drejt Berlinit për t’iu bashkuar konsultimeve për negociatat të cilat do të mbahen nga zyrtarë të koalicionit qeverisës në Gjermani, në funksion të marrjes së një vendimi për Shqipërinë.

 

DË duke cituar burime nga unioni, bën të ditur se në këto konsultime do të angazhohen deputetët kristian-demokratë e kristian-socialë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së Johann David Wadephul.

 

Dojce Vele ka arritur te mësojë se një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një “Po! me kushte”, por ka edhe një pakicë të vogël, që mendon se Tirana nuk është ende gati.

 

“Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën ne drejtësi, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si, sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019.

 

Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator. Qëndrimi i koalicionit duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit SPD. Nëse palët arrijnë një emërues te përbashkët, pritet që më 27 shtator ky qëndrim te marre edhe mbështetjen e Bundestagut.

 

Ndërkohë, Këshilli i BE më herët ka deklaruar se e vlerëson raportin e Komisonit Europian për Shqipërinë dhe se në tetor do të merret një vendim për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *