Pas arrestimit të Erion Veliajt kryeministri Edi Rama ka shkuar në bashkinë e Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake kryeministri do të zhvillojë një takim me nënkryetarët e kësaj bashkie.
Lexo edhe :
Related Posts
Kreu i qeverisë shihet i shoqëruar nga një prej nënkryetarëve.
Bashkia e Tiranës ka tre nënkryetarë Anuela Ristanin, Andi Seferin dhe Keti Luarasin.
Ditën e djeshme, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK.
Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Masë sigurie “arrest në shtëpi” u vendos ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Gjithashtu masë sigurie “arrest në burg” është caktuar edhe për biznesmenin Elman Abule./vizionplus.tv