Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS njoftoi gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare edhe disa ndryshime sa i takon koordinatoreve politike për qarqe të ndryshme të vendit.

Ajo që ra më teper në sy ishte largimi i Ditmir Bushatit nga Shkodra dhe fakti që ish ministri I Jashtëm nuk është angazhuar në asnjë post tjetër. Në vend të tij në qarkun Shkodr, koordinator do të jetë Valdrin Pjetri i cili u kandidua edhe për postin e kryebashkiakut të Shkodrës. Ndryshime janë bërë edhe ne disa qarqe të tjera mes të cilave edhe Tirana.

Blerina Gjylameti u shkarkua nga posti që mbante si koordinatore e Tiranës dhe kalon tek sekretariati për dixhitalizimin. Në vend të saj janë emeruar Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati që do të ndajnë qytetet dhe periferinë e qarkut Tiranë.

Lindita Nikolla ikën nga koordinatore e qarkut të Lezhës për të kaluar sekretare për burimet njerëzore në parti ndërsa në vend të saj si koordinator I Lezhës është vendosur Ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ministri aktual  për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj behet sekretar për Rininë, Ilir Beqaj bëhet sekretar për koordinimin e punës së këshillave ndërsa Arben Pëllumbi bëhet sekretar për koordinimin dhe organizimin në PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *