Subscribe

Në aktivitetin e prezantimit të paketës Speciale AntiKÇK (Kap ça të kapësh), kryeministri Rama e ka nisur fjalën e tij me fenomenin e dhunës ndaj grave.

 

Ai tha se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj së bashku me një grup deputetesh po punojnë për të rishikuar legjislacionin për të ndërmarrë një hap domethënës në adresimin e dhunës ndaj grave.

 

Ai tha gjithashtu se në fokus të këtij fenomeni është dhe amnistia e fundvitit nga ku priten lehtësi për gratë dhe të moshuarit.

 

“Një grup kolegesh deputete së bashku me ministren e drejtësisë janë angazhuar në një proces pune për të rishikuar legjislacionin, për të ndërmarrë një hap domethënës në adresimin e dhunës ndaj grave, jo vetëm në aspektin e masave por edhe të mbështetjes ndaj tyre. Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur edhe projektin e një amnistie të fundvitit që do të adresojë nevojën për të lehtësuar gratë e dhunuara si dhe më të moshuarit bashkë me to”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *