Subscribe

Kryeministri Rama shkoi të votonte rreth orës 10:00 në selinë e PS për delegatet e Kongresit të kësaj force politike.

Më pas, ai u ndal në hyrje të godinës së PS për tiu përgjigjur interesit te mediave.

Pyetjeve të gazetareve mbi cështjen me të diskutuar të momentit, përplasjet për emerimet e anëtarëve të Gjykates  Kushtetuese, Rama iu përgjigj duke akuzuar Presidentin Meta si shkaktarin dhe burimin e këtij konflikti.

 

Do më lejoni t’ju rikonfirmoj atë që thash edhe dje ky është një konflikt i radhës i shkaktuar nga i një burim konflikti për të njëjtat arsye që dihen, po nuk mendoj se duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt, dhe nuk mendoj që ky konflikt mund të zgjidhet me beteja në fushën e komunikimit.Unë nuk dua që të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum, për cështje që tani më janë shumë të qarta duhet t’i përkasin proceseve legjitime dhe ligjore. Gjithcka që ne bëmë nga ana ligjore ne e bëmë, dhe e përsëris e kemi bërë të linjëzuar 100% me ata që janë garantët tanë të reformës në drejtësi, SHBA dhe BE. Është një tjetër rast, kur jemi në anën e duhur të historisë ndërsa Ilir Meta fatkeqësisht është edhe një herë tjetër në anën e gabuar të historisë.

 

Madje kreu i qeverise nuk nguroi ta krahasoje Presidentin me Haxhi Qamilin, duke thene:

 

 

Ai më kujton atë që ju kam thënë më parë Xhike Qamilin qe thoshte, sa të kem këtë atë katund nuk pyes për Francën e Anglinë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *