Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të mërkure ka zhvilluar një takim elektoral është ndaluar në Gramsh në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit.

 

Shefi i qeverisë ka theksuar se opozita i ka nxirë fytyrën Shqipërisë dhe kjo ka ardhur për të mos hapur negociatat me Bashkimin Europian.

 

“Nuk ishte parë ndonjherë që të zhvillohej fushata me e ulët  me e pabesë në historinë e Shqipërisë, derë më derë karrige më karrige për ta bërë shqipërinë leckë. Nuk ishte parë ndonjëherë që një shtab i gjërë elektoral të vendosej në përgjim dhe të mbaheshin të mbyllur që të dilnin në gjermani si zbulime gjermane që ne fakt ishin një çorbë e neveritshme e politikës shqiptare dhe nuk ishte parë asnjëherë që një parti politike pasi të bojkotonte zgjedhjet ti bojkotonte vërtet, dhe të krijonte një kërcënim ndaj popullit që nuk do të lejojë askënd që të votojë. Sishte parë asnjëherë që opozita dhe presidenti të zhvillonin dy aktivitete e para me zjarr i dyti me dekrete. S’ishte parë ndonjëherë që të gëzohej ashtu një opozitë duke sjellë në bulevardi një popull imagjinar, grupe të ndryshëm rrugëhumbësisht të maskuar dhe kudo në Evropë hapej lajmi se Shqipëria po digjej.”

 

Nga Gramshi Rama ka sulmuar Presidentin Ilir Meta, si Haxhi Qamili i shfaqur me kostum dhe kollare, bën edhe shqiponjën.

 

“Nuk jemi në kohën e Haxhi Qamilit. Por edhe ky është shfaqur në zyrën e preisdentit me kostum, me kravat dhe bën edhe shqiponjën. Ai është shpirti i rrëmujës dhe është shpirti i kundërshtisë pa lidhje dhe me vetë perëndimin që ka pushutar Ilir Metën. Fallxhorja në vend që të shohë filxhan si të shpëtojë Shqipërinë, të shoh fixhan të shpëtojë Metën, nga shpirti që e ka poseduar komplet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *