Kërcënimet e Presidentit Meta për shpërndarje të Parlamentit duket se nuk e kanë shqetësuar aspak liderin e mazhorancës Edi Rama. Nga selia e Partisë Socialiste, ai bëri të qartë se Presidenti e ka te pamunduar ta bëjë një veprim të tillë

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Meta nuk mund të firmosë shpërndarjen e Parlamentit. Sot ka çelur një fushatë brenda opozitës, mund të firmos dhe dekret për t’i shpallur luftë SHBA, por Parlamenti nuk do ta njohë.

 

 

Ndersa fjalimin gati nje oresh te kreut te shtetit Ilir Meta, Rama e quajti nje shperthim, i cili vjen sa here që per Shqiperine ndodh nje ngjarje e rendesishme.

 

Sot misioni europian, i riu ka dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësi të Shqipërisë në BE. Jo vetëm se komisioni i ri jep rekomandimin po rikonfirmon dhe përforcon rekomandimin e vitit të shkuar. Ky është lajmi për mua sot. Ka edhe një koincidence, shkojmë në Brusksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme duke siguruar për njerëzit që janë në hall. Po atë ditë presidenti, që sot nuk ka asgjë del dhe shpërthen përpara jush si një minë e programuar. Pikërisht për të bërë atë gjë çdo ditë. Sot del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president, por që ta hidhëronte që të rishpërthejë, në fakt është për të qarë jo për të qesh se për mua është e pritshme.

 

Më herët gjatë ditës kryeministri Rama zhvilloi tre takime me ministrat deputetet dhe delegatet e rinj të Asamblesë së Partisë Socialiste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *