Parlamenti eshte mbledhur per here te dyte ne 6 muaj ne session te jashtezakonshem per te goditur presidentin e republikes Meta. Serish kryeministri Rama ka treguar se numri I votave nuk eshte problem per te dhe rezoluta kunder kreut te shtetit mori 97 vota.

 

Kryeministri Rama ka kritikuar ashper kreun e shtetit Meta dhe vendimin e tij per te dekretuar Marsida Xhaferllari, duke hequr paralele me talebanet.

 

Ilir Meta ka marre persiper te jete interpretuesi i vetem i Kushtetutes se Shqiperise, njesoj si talebanet.

 

Shefi i qeverise ka mbrojtur proceduren e zgjedhjes se Arta Vorpsit dhe dy anetareve te reja, duke shfrytezuar si argument qendrimin e faktorit nderkombetar.

 

 

Përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës por mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si kuvendi i Shqipërisë me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e presidentit në një frëngji prej ku sulmon nga të 4 anët, duke qenë në këtu 100% në të njëjtën linjë me BE dhe SHBA. Është e lehtë të kuptohet se cdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjik dhe as dy aleatët e mëdhenj, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme.

 

E duke pasur votat per te nderhyre ne ligj dhe ne kushtetute, kryeministri Rama ka paralajmeruar se do te ndryshohet kuadri ligjor per te ndaluar Presidentin te bllokoje procesin e zbatimit te reformes ne drejtesi.

 

 

Sa i përket çështjes për të cilën jemi  mbledhur ajo që unë di është që asnjë kushtetutë në asnjë vend demokratik nuk mund të parashikojë se një vendi mund ti bjerë taksirati të ketë një presidenti si Ilir Meta. Për këtë arsye ky parlament duhet të marrë masa ligjore kushtetuese për të krijuar gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj çdo akti flagrant bllokimi që zyrën e presidenti e ka kthyer në nj frëngji për të shantazhuar parlamentin, ndërkombëtarët, dhe popullin shqiptar.Besoj se komisioni për shkarkimin e metës duhet ta konsiderojë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve të kuvendit ashtu skinder në dritën e kësaj ngjarje të re, kuvendi dhe gjithë deputeti duhet të kontribuojë për të ardhur dhe për të votuar neutralizimin e akteve të presidentit e akteve antikushtetuese dhe anti ligjore. Është e thjeshtë, kemi bërë një reformë drejtësie për të hequr interesat e politikës nga procesi i emërimeve. Kemi ngritur një institucion të posaçëm të pavarur, KED, i cili është institucioni ui vetëm, që ka detyrimin që udhëheqë procesin dhe ti vendosë përpara presidentit dhe Kuvendit listat e kandidaturave sipas mekanizmave të mirëpërcaktuar dhe sipas radhës për të zgjedhur. Nuk ka interpretime të mundshme për këtë proces.

 

Por lideri I mazhorances e ka zhvleresuar perplasjen me Meten I cili pritet te shkarkohet nga parlamenti ne dhjetor.

 

“Një histori e zakonshme me Ilir Metën dhe edhë një herë tjetër përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës, por mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Dhe edhe një herë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella jemi përballë si Kuvendi i Shqipërisë me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin në një frëngji prej ku sulmon nga të katër anët duke qenë ne këtu 100 % jo 99%, por 100 % në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE dhe natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, sepse insinuon haptaz se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi promotore dhe mbështetëse të kësaj reforme, akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp, dhe pas kësaj besoj se nuk ka as nevojë të zgjatemi e të stërgjateni për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona. Këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën, por me drejtësinë”.

 

 

Ne 25 nentor Rama lajmeroi publikimin e nje platorme per luften kunder KÇK.

 

 

Ne bëjmë detyrën sot karshi këtij institucioni dhe karshi opinionit publik, por nuk ka dyshim se kjo është një detyrë e lehtë në raport me detyrën për të vepruar një orë e më parë kundër KCK dhe duke nxjerrë në pah të gjithë përmasën e llumit që është kthyer në një shtupë që e pengon rrjedhjen e lirë të ujërave drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë.Prandaj edhe ky është një tjetër motiv për ne, që të përshpejtojmë dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KÇK mos e lemë në radhën e pritjes së vettingut, por ta nisim dhe ta shoqërojmë në një përshkallëzim të luftës kundër krimit të organizuar.Ata që kanë marrë dënime për krime të organizuara apo krime të rëndë të lidhura me veprimtari kriminale më shumë sesa një vrasje. Ata që janë akuzuar për krime të rëndë dhe nuk janë dënuar si rezultat i atyre prokurorëve dhe gjykatësve që e kthyen drejtësinë në një pazar, ku kriminelët ishin të parët që jepnin ofertën duhet të kthehen një orë e më parë në shënjestrën tonë.Nuk mundet më që ata nga njëra anë dhe këta të tjerët nga ana tjetër, KÇK të gëzojnë pasuritë e tyre. Ofensiva ndaj pasurive të tyre do të jetë thelbi që duhet të nisë sa më parë.Kam qenë këtu kur kam folur për rastin skandaloz të Durrësit. Jam zotuar se do ti sjell kuvendit një platformë ligjore për tu miratuar dhe për tu kthy7er në një platformë lufte kundër KÇK.Në 25 nëntor unë do ti prezantoj publikut këtë platformë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *