Subscribe

Kryeministri i vendit Edi Rama pas takimit që ka zhvilluar këtë të marte me homologun e tij italian, ka theksuar Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në.

 

Ndër të tjera në konferencën e përbashkët ër mediat shefi i qeverisë është shprehur se i është falenderues qeverisë italiane për mbështetjen në rrugën e integrimit evropian.

 

“Vizita e kryeministrit italian në Tiranë sot është në kuadrin e një datë të rëndësishme për Europën dhe Shqipërinë, ku ndër të tjera do diskutohet edhe vendimi për çeljen e negociatave me Tiranën. Prandaj dua të falënderoj kryeministrin Conte dhe qeverinë italiane që nuk janë lëkundur për asnjë moment në mbështetje të Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe gjithë këtij rajoni në perspektivën për t’u anëtarësuar në BE. Shqipëria dhe Maqedonia e veriut meritojnë hapjen e negociatave. Ne nuk jemi në këtë proces se na kërkon Be, por se atë e kërkon e ardhmja dhe se po luftojmë për një Shqipëri europiane, për shtet të së drejtës dhe demokraci të zhvilluar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *