Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të premte se brenda 2 ose 3 muajsh do të hapet kantieri për ndërtimin e Portit të ri të Vlorës.

“Tek triporti do të jenë të dy edhe porti i mallrave dhe i trageteve. Besoj ju uroj, thjesht ti lë vetes pak tolerencë në afate se mund të ndodhi diçka e papritur dhe vlonjatët të hidhen në fyt. Besoj për tre muaj do të hapet kantieri. Porti ekzistues është një shaka e hidhur. Siç është një shaka e hidhur edhe Porti i Durrësit, operacioni i Durrësit do të zgjasë pak më shumë për të hyrë në proces, kurse në Vlorë, 2-3 muaj. Normalisht brenda dy muajve do të jetë kantier”, tha Rama.

Në një bashkëbisedim me banorët, kreu i qeverisë u shpreh se në përfundim të mandatit të tretë, Vlora do të ketë 24 orë ujë.

“Vlora kurrë nuk ka pasur ujë 24 orë. Sot kantieret janë në punë për të rritur furnizimin me ujë dhe ka përmirësime në zona të caktuara sipas blloqeve ku është investuar dhe po investohet. Blloku i fundit i investimeve është siguruar. Faktikisht çështja e ujit ekziston sot, por ama është vënë në rrugën e zgjidhjes. Nuk flasim për plane si tramvaji që do bënte Luli në Tiranë. Brenda një periudhe disa vjeçare Vlora do ta ketë këtë gjë. Në përfundim të mandatit të 3, Vlora do të ketë 24 orë ujë, është fakt. Sot perspektiva është konkrete dhe nuk është pas 30 vjetësh, por pas 3-4 vjetësh”, tha Rama.

Sa i përket sektorit të turizmit, kreu i qeverisë theksoi se qeveria e ka ulur TVSH-në me 6%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *