Subscribe

“Që nesër ne do të nisim punën konkrete, me kryetarin e asamblesë, me kryetarin e grupit, me anëtarët e kabinetit të ri qeveritar për finalizimin e punës me programin e qeverisë, draft planet e ministrive që do t’i paraqiten grupit në një nga mbledhjet e para kur të jenë gati.”

 

Ashtu siç paralajmëroi ne mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Edi Rama nis sot punën me kabinetin e ri. Ashtu si ne vitin 2013 kryeministri ka zgjedhur Vlorën per te zhvilluar mbledhjen e pare te qeverise.   Ministrat kanë nisur diskutimet në ambientet e një resorti në Parkun Kombëtar të Llogorasë.

 

Detyra e pare e parlamentit te ri qe do te mblidhet pas 9 shtatorit është miratimi i programit dhe qeverise, dhe pikërisht tek hartimi i programit për 4 vitet e ardhshme do te fokusohet edhe takimi i sotëm. Edhe pse pjesa kryesore e anëtareve te kabinetit Rama 2 do te drejtojnë te njëjtat ministri, për shkak te shkrirjes se disa institucioneve e bashkimit te ministrive ata përballen me struktura, kompetenca e objektiva te reja

 

Nje dite me pare lideri i maxhorances renditi 10 tipare te qeverisjes per mandatin e dyte ku mbizotëron reforma ne administratën publike, me pak institucione, me pak dokumenta, me pak procedura ne funksion ten je shërbimi me cilësor ndaj qytetareve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *