Kreu i qeverisë, Edi Rama kërkoi mandatin e tretë më 25 prill në hapjen e fushatës elektorale të organizuar këtë të enjte në sheshin “Skënderbej”.

 

Para kandidatëve të PS, ai renditi disa arsye pse parlamentaret e prillit duhet të fitohen nga e kampi rozë.

 

“Mandati i tretë i PS nuk është një qëllim në vetevete, një inerci në nevojën apo dëshirën për pushtet. Nuk është për PS, nuk është për karrigen e askujt, përfshirë edhe timen, mandati i tretë është që Shqipëria të mos kthehet më kurrë mbrapa. Me mandatin e tretë ne i bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë ende rrugës. Bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe ardhjen në fuqi të një drejtësie të re. E kundërta do të thotë humbje dhe kthim përsëri aty ku Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të kthehet më. Mandati i tretë i PS do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë, do të thotë që politika të mos mund t’ju bëjë dot më asgjë as mësuesve, as mjekëve, as infermierëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *