Rivalët politikë kryeministri Edi Rama i “shigjetoi” edhe nga Fushë-Kruja.

 

Ai përsëriti se pas kryedemokratit Lulzim Basha fshihen ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Rama deklaroi se opozita u premton qytetarëve çudira, vetëm që ta votojnë.

 

Batutat kreu i socialistëve nuk i kurseu, kurse për Bashën tha se është një dardhë që e ka bishtin mbrapa.

 

“Çfarë majtas-djathtas. Djathtas me Lulin? Kanë kohë shqiptarët të luajnë me kukulla? E me çfarë kukulle, kukull që e kurdis Saliu bashkë me Ilirin. Mos, se Saliun e kam merak se ka sjellë demokracinë. Noc Rrokun! E keni parë programin e tyre? Me të heq menjen! I thotë secilit ti vetëm më jep votën, edhe unë do ta bëj jetën fushë me lule. Të lutem ma jep atë dreq, atë shejtan votë. Keni parë ju të djathtë si kjo? Për qepë keni Gon Dukën, rakinë e sjell Dash Shehi, me tapë, Edi Paloka. Këta do të luftojnë komunizmin dhe sjellin prosperitetin. Kur hajnë sapunin për djathë, xhirojnë gomat se ju duket se kanë ujë me gaz në stomak. Ti Edi Ramën nuk e do? Po shyqyr ore që nuk e do. S’kam ardh me të kërku krushqi. Unë jam i martuar. Nuk ju pëlqejnë çitjanet e mia? Se këta janë modernë këta. Mos më shih ore, telekomandën e ke. Por ama ngel taksa zero. Kurse me Lulin të ngelet Luli në qafë edhe taksa të shko lart. Se dardha e ka bishtin mbrapa. Kështu si dardhë është i bukur Luli me e pa, por e ka bishtin mbrapa. E ka bishtin me dy koka, Saliu dhe Iliri.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *