Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit dhe 100 milionë eurot e premtuara për rindërtimin u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE-së 2020.

Edhe pse bota po përballet me një pandemi, kreu i qeverisë, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Komisioni Europian e ka mbajtur premtimin e dhënë në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

“Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të pērballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë € e premtuar nga Komisioni Europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE 2020”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *