Subscribe

Qeveria rinis luftën kundër bixhozit. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nga 31 dhjetori nuk do ketë asnjë pike bastesh apo kazino në asnjë zonë të banuar në gjithë vendin. Me tone të ashpra shefi I qeverisë ka kërkuar edhe heqjen brenda 24 orëve te reklamave për bixhozin.

Keto deklarata ai i beri gjate nje dalje para mediave për të ndarë me publikun disa vendime te fundit te qeverisë.

 

Ne fokus ishte edhe sistemi i burgjeve, ku i famshmi 41 bis, ligji italian per boset e mafias te cileve i rezervohet nje burg teresisht i izoluar, do te aplikohet tashme dhe ne Shqiperi.

 

“Do tre ngreme nje sallë operative për monitorimin e situatës në burgje. Duam që të dënuarit për vepra terroriste të izolohen plotësisht nga të tjerët. Po ashtu edhe të dënuarit për vepra penale duhet të kenë kontakte të rralla me të dënuarit e tjerë. Qeveria është e angazhuar që ta ngreje nivelin e sigurisë në burgje si asnjëherë më parë.”

 

Kreu i qeverisë premtoi se po punohet shumë për të ofruar siguri dhe rregull në ambjentet mësimore.

 

Sipas tij, po bëhet një punë e mirë që në bashkëpunim me shkolla, prinderit dhe nxenësit të hiqet përdorimi I celulareve në shkolla.

 

Po ashtu një pikë e rëndësishme është edhe funksionimi sa më I mirë I projektit pilot për të vendosur në cdo shkolle një officer policie.

 

Kryeministri njoftoi edhe hartimin e pakete ndryshimesh ne kodin penal per ata qe vete Rama i qujeti te fortet. Drafti parashikon ndeshkime te ashpra per te gjithe ata qe sfidojne autoritetin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *